Plani “B” i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili përfshin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nëpërmjet ndryshimeve ligjore, po qarkullon vetëm në media.
Kjo ka thënë deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq,, duke shtuar se ky plan nuk po diskutohet në tavolinë, dhe kështu po krijon një lloj të ” jehonës në dhomës”, transmeton RTK-2.
Sipas tij, çdo ditë dëgjohen gjëra të njëjtat, por nuk po flitet për këtë, vetëm po theksohet se projektligji për transformimin e FSK-së është i mirë për të gjithë qytetarët.
“Kjo që ne do ta kishim votuar, por se dikush nuk po do – nuk është e vërtetë, presioni i tillë nuk është korrekt, kjo nuk është mënyra se si diçka duhet të funksionojë në politikë. Ne kurrë, në asnjë mënyrë, nuk kemi folur për Ushtrinë e Kosovës, dhe ky potencim çon në situata absurde që për këtë flitet vetëm nëpërmjet mediave. Nëse presidenti dëshiron të arrijë disa ide, duhet të komunikojë shumë më normalisht se sa po bën sot “, tha ai.
Hashim Thaçi, së fundmi ka ngritur çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës përmes ndryshimeve ligjore, megjithatë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kjo mund të bëhet vetëm në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...
Benita: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kem...
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran/ Uashingtoni akuza Teher...
Ruben Loftus-Cheek e ka thyer nofullën, pas lëndimit në ndes...
Ron Raçi shkëlqen në fitoren e Hajdukut ndaj Rijekas
Kosova forcon masat e sigurisë në pikëkalimet kufitare