Lipjan, përfshihet një veturë nga zjarri

23:37 | 6 Qershor 2021

Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga zjarri një veturë në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ku një veturë është përfshirë nga zjarri.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara