Një person ka raportuar në Polici se gruaja e tij e ka goditur me një mjet të fortë fëmijën e tyre, rreth 6-vjeçar.
Siç njofton Policia, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka marrë trajtimin mjekësor. E dyshuara për këtë rast që ka ndodhur në Lipjan është dërguar në mbajtje.
“Lipjan 25.06.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare e kishte goditur me një mjet të fortë fëmijën e tyre rreth 6 vjeçar duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat lëndime i ofrohet tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë