Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se është për habi ajo se çka po ndodh me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar në Francë tash e tre muaj.
“Që nga fillimi deri më tash krejt çka ka ndodh me Ramushin më ka befasuar. Nuk jam befasuar shumë që është ndaluar, por me stërzgjaten e çështjes”, ka thënë Limaj, njofton Klan Kosova.
Limaj pohon se edhe Franca duhet të veprojë sikurse Gjermania e Zvicra, e të mos merret me këto fletëarrestet e Serbisë që janë nga koha e Sllobodan Millosheviqit.
“Është e habitshme krejt ky proces deri këtu si ka ardh, si është lejuar”, ka pohuar ai në “Zona e Debatit”.
“Rasti i Ramushit shpërfaq gjendjen në vendin tonë, shpërfaq pozicionin e Kosovës në raportin rajonal dhe ndërkombëtar, shpërfaqë joseriozitetin e Kosovës në bisedimet me Beogradin”, ka thënë Limaj.
“Sepse asnjëherë nuk e ka ngritë këtë çështje në bisedime që të hiqen të gjitha fletëarrestet që janë lëshuar në kohën e Milloeshviqit”, ka theksuar Limaj.
“Unë kam thënë edhe herën e kaluar, duke e ditë që zgjedhjet në Serbi kanë qenë me 2 prill, ndërsa séance për Ramushin më 6 prill”, ka thënë ai.
“Kjo le të nënkuptohet që çështja e Ramushit është lidhur me zgjedhjet në Serbi”, ka shtuar Limaj.
Qeveria franceze, sipas Limajt, duhet përfundimisht mos t’i trajtojë fletëarrestet e lëshuara në kohën e Millosheviqit dhemos të ju jep vlerë atyre.
Tentoi udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një...
Ndalohet një person për kontrabandë më mallra
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik, konfisk...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona –...
Shoferi i dehur përplas turmën në festivalin e Luizianës, të...