Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Limaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije përkushtimi i qeverisë së Kosovës dhe ministrit Bytyqi është përmirësimi i cilësisë në arsim si parakusht për zhvillimin e vendit.
Postimi i plotë:
Të gjithë nxënësve të arsimit parauniversitar urimet më të mira për një fillim të mbarë dhe të suksesshëm shkollor.
Një urim i veçantë për fatosat të cilët sot nisin rrugëtimin e tyre të zënies së diturisë në një etapë të re të jetës së tyre.
Shpreh mirënjohje dhe respekt për të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin dhe angazhimin e tyre, në funksion të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve tanë.
Përkushtimi i Qeverisë së Kosovës dhe i ministrit Bytyqi, mbetet përmirësimi i cilësisë në arsim si parakusht për zhvillimin e vendit.FL/arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje