Kryesuesi i dialogut me Serbinë, Fatmir Limaj në një debat publik për Platformën e Kosovës për dialog me Serbinë ka përsëritur se i vetmi qëllim i Kosovës për të dialoguar me Serbinë është njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbinë, shkruan arbresh.info
“Kosova shkon në bisedime në Bruksel për njohjen mes dy shteteve. Ne si Kosovë kemi nxjerr disa tema që na interesojnë të bisedohen dhe të jenë pjesë e marrëveshjes. Në fund krejt ky proces duhet të përfundoj me njohje të Kosovës nga ana e Serbisë”, tha Limaj.
“Platforma nuk është befasi. Ne nuk kemi bërë asgjë përveç asaj që Serbia përmes dialogut duhet ta pranoj realitetin që Kosova është e pavarur tash e 20 vite”
Ai ka kritikuar Beogradin që po bëjnë zhurmë për diçka që tashme e dinë.
Limaj ka thënë se Kosova ka një platformë zyrtare por nuk kanë marrë ende një platformë zyrtare nga Serbia.
“Nuk e di pse gjithë ajo zhurmë tash në Serbi. Ata e dinë që Kosova ka shpall pavarësinë. Kosova sot ka një propozim zyrtar në dialog. Ne ende nuk kemi asnjë qëndrim zyrtarë të Serbisë në raport me dialogun. Kosova shkon në Bruksel për njohje. Kosova është e pandashme dhe i pa cenueshëm territori i saj”, tha Limaj./Arbresh.info/
A është Hantavirus kërcënim për Evropën? Shpërthimi i tij rr...
Sot prezantohet platforma digjitale për menaxhimin e mbeturi...
Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së
Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë...