Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se ende pa u mbajtur zgjedhjet, Drenasi ka bërë një hap të madh të ndryshimit. Intelektualët po i bashkohen Nismës për Kosovën. Kandidati i Nismës, sipas tij, është shumë më i fuqishëm më këta njerëz bashkë.
“Besojmë se sot për sot e vetmja alternative për t’i dhënë një mundësi ndryshe Drenasit është Isa Xhemajlaj. Isa me pozitivitetin e vet i ka të gjitha atributet për të ia dhënë një mundësi tjetër komunës. Apeli im është të bashkohuni rreth ndryshimit. Është i shëndetshëm ndryshimi. Drenasi ka nevojë për energji të reja. Në Drenas po vjen ndryshimi dhe nuk ka asgjë më të mirë të gjithë më u rreshtu bashkë në këtë ndryshim”, ka thënë Limaj në një tubim zgjedhor të Nismës në fshatin Korreticë të Drenasit.
Koncepti i Nismës, sipas tij, është më bashku njerëz dhe jo më i nda. Limaj është shprehur i bindur se koncepti socialdemokrat i duhet më së shumti vendit.
Nisma, sipas tij, nuk është e gatshme me mashtru njerëz për një votë më shumë. Është për detyrë më i shërby vendit, ka thënë Limaj.
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë