Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 19 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.
Limaj thotë se sot e gjithë bota e qytetëruar përkujton 19 vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA ku humbën jetën një numër i madh i qytetarëve të pafajshëm nga e mbarë bota.
“Sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, ishin sulme mbi vlerat vlerat e shenjta të lirisë dhe demokracisë. Qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Kreu i Nismës thotë se vendi ynë është rreshtuar krah ShBA-së dhe aleatëve të saj perëndimor në luftën kundër terrorizmit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...