Votimi nga Parlamenti Evropian pro heqjes se regjimit te vizave për Kosovës, ka gëzuar institucionet e vendit.
Zëvendësministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka deklaruar se është lajm i mirë që Parlamenti Evropian ka konfirmuar edhe njëherë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizimin e vizav.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Limaj ka shtuar se kjo megjithatë nuk është e mjaftueshme, pasi që tashmë Kosova duhet të lëvizë lirshëm dhe pa viza.
Postimi i plotë:
“Vullneti i demonstruar në Parlamentin Evropian duhet kulmoj me heqjen e vizave në një të ardhme sa më të afërt. Qytetarët tanë po mbahen padrejtësisht të izoluar dhe kjo padrejtësi duhet të përfundoj sa më pare”, ka shkruar Limaj.
Ndryshe sot, Parlamenti Europian ka votuar në favor të heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...