Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka paralajmëruar dy projekte të mëdha për qytetin e Prizrenit. Limaj pas takimit me kryetarin e komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se shumë shpejt ky qytet pritet të bëhet me Zonë Ekonomike.
Një tjetër projekt i madh që do të ndodhë në Prizren, Limaj thotë se do të ndodhë në fushën e Turizmit më qëllim të zhvillimit të këtij sektori në këtë qytet. “Qëllimi i këtij takimi ishte për të shprehur vullnetin dhe obligimin që ka Qeveria e Kosovës për të mbështet komunat e saj e në këtë rast komunën e Prizrenit.
Në emër të Qeverisë së Kosovës i ofrova mbështetje kryetarit Haskuka për realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve në këtë komunë”, ka thënë ndër të tjera Limaj të mërkurën në Prizren. Më tutje, Limaj ka thënë se Prizreni është një qendër e fuqishme ekonomike dhe në këtë drejtim duhet krijuar parakushtet për bizneset që operojnë në këtë komunë.
“Brenda 10 dite pres hapa konkret më qëllim që edhe Prizreni të bëhet më Zonë Ekonomike. Po ashtu ky qytet i ka kushtet e volitshme për turizëm dhe në këtë drejtim MTI do të mbështes një projekt të madh i cili ka për qëllim zhvillimin e turizmit”, ka theksuar Limaj.
Në këtë takim Limaj dhe Haskuka janë zotuar se do të marrin të gjitha hapat e nevojshëm më qëllim të përmirësimit të infrastrukturës në Zym të Prizrenit. Limaj në këtë vizitë ishte shoqëruar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, deputeti Zafir Berisha dhe zv/ministri Afrim Bekteshi.
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës