Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian për heqjen e vizave për Kosovën është ndër lajmet më të mira që ka marrë vendi në vitet e fundit.
Limaj përmes një postimi në “Facebook”, ka uruar qytetarët për raportin pozitiv të Komisionit Evropian. Numri dy i qeverisë së Kosovës është shprehur optimist se qytetarët e Kosovës në një periudhe jo fort të largët do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.
Megjithatë, ai ka thënë se ende nuk është kryer krejt puna, por lajmi i sotëm, sipas tij, është një hap vendimtar për heqjen e vizave. Konfirmimi nga ana e BE-se se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave, sipas Limajt është një e arritur e madhe për institucionet e Kosovës.
Më tutje, Limaj ka thënë se meritat për këtë i ka gjithë spektri politikë i vendit, por mbi të gjitha qytetarët e Kosovës.
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...