Në takimin përmbyllës të aktiviteteve të partisë, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj uroi themelimin e ushtrisë së Kosovës, që tha se do të bëhet nesër në Parlament.
Në Prishtinë, Limaj sonte tha se komandanti i parë i kësaj ushtrie ka qenë Adem Jashari. “Lum për ata djem dhe vajza që do të veshin uniformën e ushtrisë së Kosovës” tha ai.
“Nesër është përvjetori i rënies që është zemra e kësaj ushtrie të re, është fjala për komandant Mujë Krasniqin”, shtoi Limaj.
Ai tha se kombi shqiptar ka ecë me shumë goditje e ngritje.
Limaj tha se vendi ka nevojë më shumë se kurrë për të rinjtë dhe energji të reja. Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për bashkim të energjive, për ta çuar vendin edhe një hap tutje.
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...