Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka bërë apel qeverisë në detyrë të Kosovës që për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë qëndrim për vendimin e diskutueshëm të qeverisë për kufizimin e lëvizjeve, të ndryshojë orarin e lëvizjes për qytetarë.
Lideri i Nismës ka thënë se njerëzit nuk po mund ta mbajnë distancën sociale, dhe ka grumbullime të njerëzve për të kryer nevojat e veta, dhe kështu po rrezikohet infektimi i më shumë njerëzve nga koronavirusi.
“I bëj apel Qeverisë së Kosovës në detyrë që për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë qëndrim për vendimin e diskutueshëm të Qeverisë për kufzimin e lëvizjeve, ta ndryshojë orarin e lëvizjes për qytetarët”, ka shkruar Limaj në Facebook.
“Jemi dëshmitarë që njerëzit nuk po mund ta mbajnë distancën sociale, dhe ka grumbullime të njerëzve për t’i kryer nevojat e tyre dhe kështu po rrezikojmë infektimin e më shumë njerëzve”, është shprehur ai.
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...