Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, i cili së fundi është propozuar nga Qeveria si kryesues i ekipit negociator në dialogun me Serbinë, ka thënë se është i gatshëm që t’ia dorëzojë opozitës çështjen e dialogut.
Ai në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se deri tani bisedimet i ka zhvilluar Institucioni i presidentit, ndërsa me votimin e ekipit negociator nga Kuvendi, sipas Limajt, Kosova do të ketë adresë të qartë për këtë proces.
Prandaj ai u ka bërë thirrje opozitarëve që të bashkohen në këtë çështje, të cilën ai e quan shumë të rëndësishme për të ardhmen për Kosovën.
Limaj po ashtu ka thënë se Kosova është kundër ndryshimit të kufijve, ndërsa duke folur për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe zëvendëskryeministri ka thënë se nuk do të pranohet një Republikë Serbe brenda Kosovës, pasi sipas tij ky do të ishte shkatërrim për Kosovën.
Në këtë intervistë për “Zërin” Limaj ka folur edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.
Sipas tij, së shpejti do të ketë lajme të mira.
Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy per...
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...