Kryetari i NismaSocialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaruar se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë nëse nuk kemi një unitet të brendshëm nacional.
Ai shprehet i bindur se as një kryeministër e as një president i vetëm, nuk e ka fuqinë ta nënshkruaj një marrëveshje përfundimtare.
“Ende njerëzit nuk e kanë kuptuar. Asnjë veç e veç nuk mundet me ba marrëveshje me Serbinë. Marrëveshja mund të bëhet me një konsensus sa më të gjerë”, ka thënë Limaj për Blic.
Limaj madje thotë se është duke punuar që ta bindë PDK-në për të hyrë në Qeveri.
“Unë e ftoj PDK-në në koalicion. A jemi ka e shohim se në çfarë gjendje është vendi jonë. NISMA jo vetëm që është e gatshme por është duke punuar në këtë drejtim. Kam takuar zotin Veseli kam takuar edhe zotin Mustafa, e mira këtu është që po ruhet tradita shtetërore” ka theksuar Limaj.
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...