Lëvizja Vetëvendosje do të ulet dhe të bisedojë me Shpend Ahmetin, të dorëhequrin nga Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me qeverisjen në Komunën e Prishtinës.
Anëtari dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë sot se Lëvizje Vetëvendosje do të jetë kritike rreth qeverisjes së ish-anëtarit të saj Shpend Ahmetit, në Prishtinë.
“Ne do të ulemi dhe të bisedojmë me të. Unë ju siguroj se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë kritike për shumë gjëra”, ka thënë Aliu.
Madje, Aliu ka thënë se edhe gjatë katër viteve të para të qeverisjes së Shpend Ahmetit në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë opozitë e vet Ahmetit.
“Unë vet kam qenë drejtor në Komunën e Prishtinës. Lëvizja Vetëvendosje ka qenë opozitë e Shpend Ahmetit edhe më parë; më shumë se LDK dhe PDK”, ka thënë Aliu.
Deputeti i Vetëvendosjes ka deklaruar se një qasje e tillë e Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojë ende në Asamblenë Komunale të Prishtinës.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje