“Lexoje letrën”, nga LDK i kundërpërgjigjen Emilija Rexhepit

20:03 | 6 Maj 2025
E.G

Lidhja Demokratike e Kosovës i është kundërpërgjigjur Emilija Rexhepit pas akuzave të saj se kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i përjashtoi komunitetet jo-shumicë në propozimin e tij për formimin e një qeverie të tranzicionit.

Me anë të një reagimi në Facebook, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se është mirë që Rexhepi ta lexojë gjithë letrën, para se të lëshohet në akuza, shkruan Arbresh.info.

„Emilija Rexhepi është mirë ta lexojë të gjithë letrën, ngadalë e me kujdes, para se të postojë akuza pa asnjë bazë. Nuk hidhet posht rezoni për qefin e Albinit…“, ka shkruar Mustafa.

Ai ka ndarë edhe pjesën nga letra, ku theksohet se pjesë e një qeverie të tillë do të ishin edhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo-shumicë.

“Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues.”, ka shkruar Mustafa, teksa ka bashkangjitur letrën e Abdixhikut.

Zëvendëskryeministrja në detyrë nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi, i ka reaguar ashpër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, lidhur me propozimin e tij për formimin e një qeverie të tranzicionit.

Sipas saj, një qasje e tillë është shoviniste./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

“Qasje shoviniste” Emilija Rexhepi i reagon ashpër Abdixhikut për propozimin e tij

Shpërndaje në rrjete sociale