Lëvizja Vetëvendosje në raundin e dytë të zgjedhjeve komuanale ka arritur të fitojë katër komuna.
VV ka arritur të marrë komunën e Gjilanit, duke mposhtur Lutfi Hazirin, i cili kishte marrë tri mandate në këtë komunë.
Në balotazh, Vetëvendosje ka fituar vetëm në katër komuna, ku Alban Hyseni ka fituar në Komunën e Gjilanit me 51.03 për qind.
Vetëvendosje ka fituar edhe në Kamenicë, ku Kadri Rahimaj ka fituar 53.11 për qind të votave.
Në Komunën e Podujevës, Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes ka fituar me 51.84 për qind të votave.
Komuna e katërt ku Vetëvendosje ka fituar është ajo e Shtimes, ku kandidati i saj, Qemajl Aliu, ka marrë 50.71 të votave./arbresh.info/
Rritet numri i kërkesave për azil në BE, këto janë destinaci...
Rusia shpall “non grata” bashkëshorten dhe vajzën e presiden...
Memli Krasniqi takon Lajçakun: Dialogu të përmbyllet me njoh...
129 Aktakuza kundër 136 personave
Zbulohen detajet e bisedës mes Macronit e Putinit
Petkoviq në Graçanicë për festën e Vidovdanit