Në prag të vizitës në Kosovës të Gabriel Eskobar, i dërguar i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor dhe Miroslav Lajçak, Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Lëvizja për Bashkim ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, qasje aktive në raport me dialogun.
Në deklaratën e LB-së, thuhet ekzekutivi nuk duhet në asnjë mënyrë të jetë refuzuese pasive e propozimeve të SHBA-së dhe BE-së.
“Qeveria e Kosovës nuk duhet në asnjë mënyrë të jetë refuzuese pasive e propozimeve të SHBA-së dhe BE-së, dhe as të ketë frikë nga dialogu për arritjen e një marrëveshjeje më Serbinë, por duhet ta ndjekë një politikë aktive në raport me dialogun. Qeveria e Kosovës duhet t’u thotë hapur e pa ekuivoke të dy përfaqësuesve ndërkombëtarë se Kosova edhe do të mund të pajtohej me një asociacion të serbëve në Kosovë, nëse edhe Serbia aplikon po të njëjtin për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Madje, me reciprocitet në të drejta, Serbia duhet që shqiptarëve të Kosovës Lindore t’ua sigurojë edhe vendet e garantuara në Parlamentin e Serbisë me kompetencat që ua ka siguruar Kosova serbëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Në këtë mënyrë, Serbia ose duhet ta refuzojë këtë kërkesë të drejtë e legjitime të Kosovës, dhe pastaj ajo do të përballej me presion ndërkombëtar, ose duhet ta pranojë një reciprocitet të tillë, me çka do të krijoheshin bazat për një marrëveshje gjithëpërfshirëse e të drejtë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Përndryshe, dialogu Kosovë-Serbi është i pakuptimtë dhe nuk sjell asnjë rezultat./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...