Leotrim Gashi dyshohet se mori ryshfet nga bizneset 5 mijë e 850 euro

08:48 | 12 Janar 2022

Një zyrtar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është arrestuar dje, pasi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Sipas policisë, ai është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet 5 mijë e 850 euro nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Prishtinë. 11.01.2022-13:30. DHKE sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marr 5.850 €, ryshfet nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara