Dy persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në pjesën mes Suharekës e Prizreni.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinë Bajram Krasniqi.
“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë. Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes, në pjesën mes Suharekës e Prizrenit, njofton se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me aksidentin”, ka bërë të ditur ai./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...