Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i shoqëruar nga kandidati për kryetar të komunës së Istogut Gani Dreshaj dhe deputeti Bekë Berisha, inspektoi dy projekte rrugore të kësaj komune të cilat do të rikonstruktohen.
Gjatë kësaj vizite, i Lekaj, vizitoi rrugën Lubozhdë-Lug i Butë në gjatësi prej 18 kilometrash.
“Ju falenderoj për interesimin që e keni treguar që këto rrugë të ndërtohen. Në këtë vizitë ne sot jemi me kërkesën e qytetarëve, të komunës së Burimit. Këto dy rrugë kanë impakt pozitiv në zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Ne zotohemi para kandidatit për kryetar të komunës dhe para deputetit që do t’i kryejmë obligimet tona dhe kjo rrugë të fillojë në qershorin e vitit që vjen. Ne do të punojmë maksimalisht që të mos sterzgjaten projektet sikur deri më tani nga Qeveritë e mëparëshme, por ju premtoj se punimet e kësaj rruge do të përfundojnë në kohën më të shkurtër të mundshme” , tha ai.
Lekaj vizitoi edhe rrugën e Syne – Mokne, që ka një gjatësi rreth 25 kilometra.
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri