Ministri i Infrastrukturws Pal Lekaj përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka bërë të ditur se pavarësisht reshjeve të borës dhe motit të ftohtë gjendja e rrugëve në vend është nën kontroll dhe të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale janë të kalueshme, shkruan arbresh.info
Lekaj ka kërkuar nga qytetarët që vëmendje të kenë gjatë natës kur temperaturat do të arrijnë në minus.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Rajonin e ka përfshirë një mot me borë dhe temperatura të ulta, nga kjo pashmangshëm është përfshirë edhe Kosova. Deri tani gjendja është në kontroll, rrugët magjistrale dhe autostradat janë të kalueshme. Rrini me vëmendje për ngrica sidomos gjatë natës ku temperatura do të jetë minus.
Kompanitë e mirëmbajtjes nën mbikqyrjen e menaxherëve tonë rajonal janë në detyrë. Rrugët që i takojnë Ministrisë së Infrastrukturës do të kenë vëmendjen e shtuar, por kjo nuk nënkupton që nuk jemi të gatshëm t’iu dalim në ndihmë edhe Komunave në rrugët e tyre nëse kjo do të jetë e nevojshme”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë