Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka takuar sot rektorin e universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Universitetit “Hasan Prishtina”, lidhur me krijimin e hapësirës për praktikë të studentëve të profileve të ndryshme në këtë ministri.
Lekaj, duke e falënderuar rektorin Dema, ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Infrastrukturës që të ofroj kushte për praktikë për studentë të profileve të ndryshme në këtë ministri, gjithmonë duke u mbështetur në ligjet në fuqi dhe në mundësitë që i ka ministria.
Rektori Dema, gjatë këtij takimi e ka njoftuar ministrin Lekaj, me reformat që po ndodhin në universitetin “Hasan Prishtina” si dhe sfidat me të cilat po përballet ky universitet në rrugëtimin e tij.
Lekaj e Dema, u dakorduan që bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe universitetit të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të dy këto institucione të krijojnë kushte dhe infrastrukturë sa më të favorshme për studentët tanë.
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...