Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria pjesë e së cilës është vet, nuk ka përse të ekzistojë, nëse hiqet vendimi i taksës prej 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.
Ai ka thënë në RTK se nuk ka kush që i bën që ta tërheqin këtë vendim.
“Vendimi nuk ka kthim prapa, nuk do të bëjnë punë presionet, por nëse hiqet, Qeveria nuk ka arsye të ekzistojë”, ka deklaruar Lekaj.
Ai tha se qeveria Haradinaj, nuk do të rrëzohet nga Lista Serbe e as nga partitë në opozitë, dhe ajo do të vazhdojë të kryej punët e saj.
Lekaj deklaroi se dështimi në Interpol duhet të analizohet dhe nëse do të vërehet se ka pasur neglizhencë, atëherë duhet të ketë edhe konsekuenca për qeverinë, konkretisht për MPJ-në.
Ai ka kërkuar që në rrethanat e krijuara të ndërpritet dialogu Kosovë- Serbi, pasi që agresioni i Serbisë është i madh.
Ina eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
Trump mbledh më 19 shkurt Bordin e Paqes, Kryeministri Rama ...
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...
Edi Rama e nis ditën me një foto simbolike me flamurin e Shq...
Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe gjashtë të t...