Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj së bashku me Ministrin e FSK-së, dhe në harmoni të plotë me kërkesat e qytetarëve të Gjurgjevikut të Madh, të shprehura përmes kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e rrugës në fshatin Gjurgjevik të Madh të komunës së Klinës.
Ai ka thënë se kjo rrugë do të ndërtohet me ndihmën reciproke të Ministrisë së FSK-së, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Klinës që t’i mundësojnë këtij fshati të ketë lidhje me fshatrat përrreth.
Statusi i plotë:
Bashkë me Ministrin e FSK’së, dhe në harmoni të plotë me kërkesat e qytetarëve të Gjurgjevikut të Madh, të shprehura përmes kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, sot nënshkruam mëmorandumin e mirëkuptimit si tri institucione, për të ndërtuar rrugën në fshatin Gjurgjevik të Madh të Komunës së Klinës.
Kjo rrugë do të ndërtohet me ndihmën reciproke të Ministrisë së FSK’së, Ministrisë së Inftastrukturës dhe Komunës së Klinës dhe kështu do të mundësojmë që ky fshatë të ketë lidhje me të shpejt me fshatrat përrreth dhe qytetin e Klinës dhe do të jetë një mundësi për tu zhvilluar ato pjesë shumë piktoreske të kësaj pjese.
Urime…!

Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...