Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se qeveria e kryeminsitrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, u rrëzua sepse bëri dëme të mëdha dhe i prishi raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Mirë është me rrëzu një qeveri që nuk ka koordinim mes partnerëve. Ne kemi menduar që edhe rrëzimi i qeverisë nuk është fort e favorshme, por edhe kjo qeveri kështu bëri dëme shumë të mëdha sepse ka prishur raportet me Amerikën”, është shprehur Lekaj.
Tutje, Lekaj tha se qeveria Kurti mori vendime në disfavor të qytetarëve.
“Agim Veliu thotë se jam për gjendje të jashtëzakonshme dhe tani këta njerëz marrin vendime pa pasë asnjë problem dhe që shkon në disfavor të qytetarëve”, ka thënë Lekaj.
Krejt në fund, Lekaj tha se Kurti i mashtroi amerikanët, për dallim nga Haradinaj që refuzoi ta heq taksën, por nuk i gënjeu asnjëherë e as nuk i mashtroi.
“Haradinaj ka thënë se unë iu kam thënë Amerikës se nuk e hoqi taksën, por asnjëherë nuk i ka mashtruar qytetarët siç ka bërë Kurti.
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...