Pal Lekaj ka marrë pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Prizrenit për të diskutuar për autostradën “Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren”.
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka marrë pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Prizrenit për të diskutuar për autostradën “Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren” e cila do të fillojë së ndërtuari së shpejti dhe kap vlerën prej 1 miliard euro, raporton EO.
Ai tha se ky projekt do të fillojë së realizuar në vjeshtën e këtij viti. Lekaj nga Prizreni u zotua se autostrada e Dukagjinit do të përfundojë brenda aftit kohor të paraparë.
“Prizreni ka marrë një qasje të drejtë të mirë të zhvillimit dhe e falënderoj kryetarin për gatishmërinë e tij ne bashkëpunim për interesat e qytetarëve”, tha Lekaj.
“Ne kemi menduar të komunikojmë drejtpërdrejtë me të zgjedhurit e qytetarëve qe ne të mos bëjmë gabime sepse ju jeni ata që e shfrytëzoni këtë punë dhe autostradat nuk bëhen për individ, por për të mirën e përgjithshme”, tha ai.
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik