Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se demarkacioni është i vdekur dhe se nuk mund të ringjallet.
Ai nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook tha se demarkacionin e kanë rrëzuar 205 mijë qytetarë përmes peticionit.
Statusi i plotë:
“Demarkacioni është i vdekur, ai nuk mund të ringjallet
Versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi është i vdekur për neve në AAK, por edhe për qytetarët e vendit. Atë e kanë rrëzuar 205 mijë qytetarë nënshkrues të peticionit. Demarkacionin e kanë rrëzuar qytetarët nëpërmjet protestave më të mëdha të organizuara ndonjëherë pas luftës nga ana e partive opozitare.
Prandaj kërkesat për votim të demarkacionit janë të kota. I bëj thirrje presidentit dhe kryeministrit qe të mos provojnë t’i bindin deputetët qoftë nëpërmjet shantazhit apo edhe joshjeve, sepse nuk ka deputetë në Kuvendin e Kosovës qe e ngritë dorën për t’i humbur mbi 8 mijë hektarë.
Është e çuditshme se si pas ndalimit të liderit të AAK-së dhe ish kryeministrit Ramush Haradinaj në Francë ka një tendence qe të kalohet kjo temë, por përpjekjet e tyre janë të kota.
Kufiri duhet të kthehet në Kullë të Qakorrit dhe në Zhlep.
Marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi duhet të kthehet në pikën zero. Qeveria e ardhshme, duhet ta rinegocoj këtë marrëveshje. Nuk kemi tokë për të humbur.” ka shkruar Lekaj në facebook.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë