Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka ftuar gjithë deputetët shqiptarë në Kuvendin e Kosovës që tok së bashku të shkojnë në veri të vendit.
Referuar situatës aktuale dhe debatit të gjatë në Kuvend lidhur me atë, Lekaj tha se 110 deputetët duhet të bëhen bashke dhe të shohin nga afër gjendjen në atë pjesë të vendit.
Thirrjes i është përgjigjur me ironi deputeti i VV-së, Alban Bajrami, i cili e pyeti Lekajn për rrugën deri te shtëpia e Radojiçqit dhe Veselinoviqit.
Këtë replikë nuk e ka pranuar mirë deputeti Lekaj, i cili e pa të papranueshme “barazimin” e Radojiciqit me Ramush Haradinajn.
“Sa i përket kolegut deputet, më vjen turp që ai e thotë këtë dhe barazon një komandant, falë gjakut të familjes së tyre, falë luftës së tij, sot e kemi lirinë dhe ky më krahason me Radojiçiqin”, tha Lekaj./Arbresh.info
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...