Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të AAK’së Ramush Haradinajt, rreth administratës shtetërore dhe përformancës së saj.
Haradinaj, sot gjatë ditës përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, tha se “nëse është nevoja do të zbarazet krejt administrata për të sjell njerëz adekuat për të punuar në shërbim të qytetarëve”.
Njejt ka reaguar edhe LDK duke thënë se ‘me fitoren që do të arrij në zgjedhjet e 11 qershorit, do t’ia pamundësojë koalicionit të territ që t’i shantazhojë dhe t’i largojë nga puna punëtorët profesionalë të administratës, me synim që ta mbush atë me mbështetësit e tij’.
“LDK ka plan konkret për reformë moderne në administratë dhe jo për largim me dhunë të njerëzve nga vendet e punës siç ndodh në vendet diktatoriale, forma që po propagandohen nga kandidati i koalicionit të territ, i cili, siç e ka humbur arsyen, do të humb edhe në zgjedhjet e 11 qershorit”, thuhet në reagimin e LDK’së, thuhet në komunikatë./arbresh.info
ASK: Çmimet e importit në Kosovë u ngritën për 1.1%
Getinjo e konfirmon ribashkimin me Vivin me anë të një fotog...
Vuçiq thotë se nga e marta nisin negociatat për zgjedhjet e ...
Horoskopi për ditën e sotme
Shkon afër 290 numri i të vdekurve në Indi pas përplasjes së...
2.76 milionë banorë në Shqipëri, mosha mesatare arrin 38.8 v...