Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, kontribuon në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.
Komunikata e LDK-së:
Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson përfundimin e sagës tre vjeçare që mbajti të izoluar qytetarët e Kosovës. Ratifikimi i kësaj marrëveshje kontribuon në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. LDK-ja dëshmojë si gjithherë se interesat e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj janë mbi të gjitha. LDK-ja pret që në ditët në vijim institucionet e BE-së të ndërmarrin hapat e nevojshëm që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Fundi i kësaj tematike mundëson që debati në shoqëri dhe institucionet e Kosovës të përqendrohet në jetën e qytetarëve, në arsim, shëndetësi, bujqësi, biznes dhe integrime evropiane. LDK-ja do të shpalosë së shpejti para qytetarëve të Kosovës platformën e saj për konsolidimin e shtetit ligjor, për zhvillim ekonomik dhe për integrimet euro-atlantike. LDK-ja, me mbështetjen e partnerëve të saj në EPP, do të realizojë misionin e nisur nga Presidenti Rugova për një Kosovë të integruar në BE dhe në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në.
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen