Pjesë e takimit mes presidentit Hashim Thaçi dhe partive politike do të jetë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri ka konfirmuar për Indeksonline se LDK ka pranuar ftesën për diskutim.
Haziri thotë se është kushtetuta ajo e cila e thekson qartë se kur duhet të vendoset për datën e zgjedhjeve.
“Është Kushtetuta ajo e cila e tregon qartë se kur duhet të mbahen zgjedhjet, jo më larg se 45 ditë. Megjithatë, për LDK-në nuk është asnjë datë e përshtatshme as 11 e as 18 qershor”, ka thënë Haziri për Indeksonline.
Vlen të kujtojmë se Kuvendi i Kosovës me 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenim votoi për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, me çka vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, dhe se për datën pritet të vendoset nesër./Arbresh.info/
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur
Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga 32...
Dy ushtarakët shqiptarë fitojnë konkursin e Gardës Kombëtare...
Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën për shk...