Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen me kryetarë të degëve, e udhëhequr nga kryetari i LDK-së Isa Mustafa.
Gjatë mbledhjes u diskutua rreth organizimit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor, përfshirë kriteret dhe orientimet rreth propozimeve për Kryetar të Komunave, për këshilltarë komunal si dhe programin të cilin LDK-ja do të ua ofron qytetarëve në zgjedhjet lokale.
“Kryetarët e Degëve të LDK-së, gjithashtu diskutuan dhe përkrahën fuqishëm kryetarin Isa Mustafa dhe Kryesinë e LDK-së në qëndrimet e partisë në raport me formimin e Qeverisë. Kryetarët e degëve siguruan kryetarin Mustafa se deputetët e degëve përkatëse, janë unik dhe të bashkuar rreth qëndrimeve të LDK-së, dhe refuzimit të plotë për çfarëdo bashkëpunimi me koalicionin PAN”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë ditëve në vijim do të mbaj edhe mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, kur edhe do të miratoj orientimet dhe kriteret për propozimet për kryetar të komunave.
Konfiskohet autobusi që transportonte nxënës në autostradën ...
Irani kërkon garanci për pjesëmarrjen në Kupën e Botës
Drejtori i OBSh: Hantavirusi nuk është tjetër COVID, rreziku...
Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim
Palatova e Zyrës së BE: Duam një udhëheqje që bën kompromise...
“Shpirt i ëmbël e starboy”, Elijona uron Klodin për ditëlind...