Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar që Kuvendi nuk është konstituuar dhe secili interpretim ndryshe përbën shkelje të rendit kushtetuese.
“Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se Kuvendi i Republikës së Kosovës ende nuk është konstituuar. Kushtetuta e Republikës, Rregullorja e Kuvendit dhe aktgjykimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese janë të qarta dhe pa ekuivok sa i përket procedurave dhe kushteve të konstituimit të tij”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
“Çdo tentim për të interpretuar ndryshe apo për të anashkaluar këto dispozita themelore përbën shkelje të rendit kushtetues dhe cenim të parimeve demokratike mbi të cilat mbështetet shteti ynë. Kuvendi nuk mund të funksionojë dhe të marrë vendime pa përmbushur më parë procesin e konstituimit, siç e përcaktojnë qartë Kushtetuta, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese”.
Sipas LDK-së, vonesat e vazhdueshme në konstituimin e Kuvendit po dëmtojnë vendin dhe po e pengojnë funksionimin normal të jetës institucionale.
“Vonesat e vazhdueshme në konstituimin e Kuvendit dhe në formimin e institucioneve përbëjnë një dëm të madh për vendin. Këto vonesa po pengojnë funksionimin normal të jetës institucionale dhe përgjegjësia e barra kushtetuese, politike e morale bie kryekëput mbi LVV-në dhe drejtuesin e saj”.
“Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për respektimin e plotë të rendit kushtetues dhe të rregullave demokratike, duke garantuar që institucionet e Republikës së Kosovës të veprojnë në përputhje me normat kushtetuese dhe të jenë shembull i funksionimit demokratik”.
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit
Ilir Meta bën shqiponjën, gjyqi shtyhet për 11 maj
Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK-ja forcon reagimin nd...