Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të LDK-së, Blerim Baruti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dërgon këtë telegram ngushëllimi:
“Me dhimbje të thellë morën lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Blerim Barutit, personalitet i shquar i arsimit, por edhe politikan e përfaqësues i nderuar i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Dr. Baruti dha një kontribut të shquar si profesor, por veçanërisht si veprimtar i LDK-së që nga themelimi, si nënkryetar dhe anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë.
Si deputet ai do të mbahet mend si zë i fuqishëm, i angazhuar për mirëqenien e qytetarëve tonë.
Largimi nga jeta i Dr. Blerim Barutit është pikëllues dhe një humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe Degën e LDK-së në Mitrovicë.
Pranoni ngushëllimet tona. Dr. Baruti u prehtë në paqe!”/arbresh.info/
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë