Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së policit të vrarë mbrëmë në Zhur të Prizrenit.
Në telegramin e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa thuhet se LDK e ka marr me pikëllim rënien në detyrë të policit Sami Thaqi.
“E nderuara familje Thaqi,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për rënien në detyrë të policit, Sami Thaqi.
Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, t’ju shpreh ngushëllimet më të ndiera për humbjen tragjike të gjithë familjarëve, kolegëve dhe miqve të tij.
Policëve që janë lënduar në aksionin e mbrëmshëm, ju uroj shërim të shpejtë.
Po ashtu, si kryetar i LDK-së, të gjitha organeve të drejtësisë iu bëj thirrje që të punojnë pareshtur në luftën e tyre të përditshme kundër krimit”, thuhet në telegramin e LDK-së./arbresh.info/
Rama mbledh kryesinë e PS-së, pritet të vendoset data për As...
Tentuan të hynin ilegalisht nga Maqedonia e Veriut, ndalohen...
Ylli i Real Madridit ka vendosur të largohet në fund të sezo...
“Na këpute shpirtin Adushi i nanës”, reagimi prekës i nënës ...
“Marrëdhënia nuk është ajo që ishte”, Trump kritika kryemini...
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrov...