LAJMI I FUNDIT/Aksident trafiku në Lipjan, 13 persona të lënduar

17:20 | 8 Maj 2021

Trembëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Grackë e Vjetër në Lipjan.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar lajmin për arbresh.info, ku ka thënë se në aksident  janë lënduar 13 persona.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:30.

“Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë perfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti për arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara