Lajm i mirë, pritet lehtësim i masave anti-Covid

17:10 | 22 Tetor 2021

Masat e reja kundër Covid-19 pritet të ndryshojnë nga java e ardhshme.

Kështu të paktën është diskutuar sot në takimin mes ushtrueses së detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe përfaqësuesve të Asociacionit të Komunave të Kosovës, shkruan arbresh.info

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi për arbresh.info ka bërë të ditur se Qeveria ka vendosur që ora policore do të jetë nga ora 00:00 deri në 05:00.

Ndërsa orari i gastronomisë do të zgjatet deri në orën 23:00, ka thënë Ibrahimi, dhe se në këtë takim kishin marrë pjesë vetëm dy kretarë komunash.

“Takimi ishte informues, jo koordinues. Kanë marrë pjesë vetëm dy kryetarë të komunave, ai i Mamushës dhe i Suharekës. Ora policore do të jetë nga ora 00:00-05:00, ndërkaq orari i gastronomisë do të zgjatet deri në orën 23:00”, deklaroi Ibrahimi.

Ai po ashtu ka treguar se AKK-ja ka paraqitur listën e shteteve, dhe se Kosova është vendi i vetëm në Evropën Juglindore me këto masa.

“Kështu ka vendosur Qeveria, ne nuk e kemi kërkuar këtë orar për orën policore, Kosova është vendi i vetëm në Evropën Juglindore me këto masa’, tha Ibrahimi.

Kujtojmë që masat e fundit anti-Covid hynë në fuqi më 27 shtator, vazhdim i masave të mëparshme, të cilat hynë në fuqi nga 13 shtatori deri më 26 shtator./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara