Lajçak thotë se nuk kanë prekur në planin e Ahtisaarit

21:52 | 25 Janar 2023

Emisari special për dialogun, Miroslav Lajçak, është shprehur se nuk kanë prekur në Planin e Ahtisarit, por po adresojnë disa probleme për të cilat ndërhyrja qe e nevojshme.

”Nuk e kemi prekur Ahtisaarin dhe jemi duke adresuar problemet që janë këtu dhe tani dhe po të mos kishte nevojë për të bërë këtë unë nuk do të isha këtu dhe nuk do të ekzistonte ky dokument, por fakti që SHBA-të dhe pastaj Gjermania, Italia dhe Franca në kapacitetin e tyre ndërkombëtar kanë bërë këtë vizitë dhe kanë shprehur mbështetje të fuqishme për këtë dokument do të thotë që jemi të zotuar dhe besojmë që ka nevojë për këtë dokument”.

Për këtë plan të ri, sllovaku, u shpreh se ka nisur një mision takimesh, me vendet mosnjohëse të shtetit të Kosovës, për të diskutuar mbi mundësitë e aprovimit të këtij propozimi.

Dhe siç tha ai në Rubikon, ka mesazhe pozitive, se katër nga pesë prej këtyre vendeve, e shohin të rëndësishme që procesi të sjell rezultat.

”Jam takuar me katër nga pesë në dy ditët e fundit për të diskutuar për këtë propozim, jam takuar me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros, me të dërguarin e posaçëm të Greqisë dhe do të takohem me ministrin e Jashtëm të Rumanisë, sepse ishte e pamundur të bëhej brenda dy ditëve dhe këto vende janë duke e përcjellur procesin shumë afër, sepse për të tjerët e çështje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është çështje rajonale, ndërsa për këto dy vende është edhe çështje se çfarë nënkupton për pozitën e vendit të tyre prandaj është shumë e rëndësishme dhe ato dëshirojnë që ky proces të jetë i suksesshëm dhe do të reflektojnë mbi rezultatet e procesit”.

Shpërndaje në rrjete sociale