Lajçak takon Bislimin: Dialogu Kosovë-Serbi është politik, s’ka asgjë teknike

11:05 | 6 Korrik 2021

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi në Bruksel.

Lajçak në një postimi në Twitter ka thënë se gjithçka që do të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë është politike dhe asgjë teknike.

“E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për diskutime sot para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër. Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është politike, asgjë s’është teknike”, ka shkruar Lajçak.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara