Lajçak takon Abazoviqin: Ruajtja e orientimit të Malit të Zi drejt BE-së është vendimtare

11:31 | 14 Shtator 2021

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera lidhur me Ballkanin, Miroslav Lajçak, ka pritur në takim në Bruksel, Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Lajçak pas takimit ka theksuar se orientimi i Malit të Zi drejt BE-së është vendimtar.

“Mirënjohës për diskutimet e thella dhe të hapura me zëvendëskryeministrin Abazoviq lidhur me zhvillimet aktuale në Mal të Zi”.

“Theksova se ruajtja e orientimit të qartë strategjik drejt BE-së është vendimtar”, është shprehur Lajçak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara