Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund të nisin në fillim të muajit shtator.
Lajçak, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka kontaktuar me palën kosovare dhe atë serbe, dhe se ka pasur diskutime thelbësore për takimin mes delegacioneve që sipas tij, pritet të zhvillohet në fillim të shtatorit, shkruan arbresh.info.
“Sot, kam pasur diskutime thelbësore të veçanta me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me Drejtorin e zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviç, në lidhje me përgatitjet për takimin e ardhshëm të Dialogut në nivel Kryenegociatorësh në fillim të shtatorit.

Ndryshe, takimi i fundit mes Kurtit dhe Vuçiqit është mbajtur në muajin korrik, por nuk ishte arritur asnjë përparim.
Kryeministri i Kosovës, Kurti, pati thënë pas takimit se ai ka propozuar një deklaratë të paqes midis Kosovës dhe Serbisë, por, sipas tij, ajo u refuzua “ende pa u lexuar”.
“Për mua kjo tregon mosgatishmërinë për marrëveshje, meqenëse u refuzua pa u lexuar fare”, kishte thënë Kurti./arbresh.info/
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët