I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar diskutime mes ekipeve të negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për javët në vazhdim.
Përmes një postimi në Facebook, Lajçak theksoi se javën e kaluar në bisedimet që i pati me kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit për dialogun arritën njëfarë progresi.
“Përderisa kjo javë nis me pikat e tjera të mandatit tim, java e kaluar ishte tërësisht e fokusuar në atë kryesoren – dialogun për normalizim. E nisa duke pritur kryenegociatorët për një raund tjetër të negociatave të dialogut në Bruksel”, shkroi Lajçak.
“Ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam t’i qartësojmë çështjet që kanë mbetur të hapura. Ndërsa gjetja e bazës së përbashkët mund të jetë sfiduese, ne arritëm njëfarë progresi. Diskutimet tona do të vazhdojnë sërish në javët në vijim”, ka thënë Lajçak./Arbresh.info
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...