Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se procesi i raporteve mes të dyja vendeve, është shumë në fokus të bashkësisë ndërkombëtare.
Këtë ai e specifikoi në Rubikon ndërsa zbuloi se takimi i së premtes së kaluar, ishte me të vërtetë i një pesëshe jo të zakonshme që është parë deri më sot për këtë çështje.
”Jemi duke zhvilluar këto diskutimet ndaras me palët, por kur t’i bashkojmë do të presim natyrisht që ta pranojnë planin, ta nënshkruajnë dhe ta zbatojnë atë natyrisht”.
I pyetur çka do të ndodhë nëse Kosova ose Serbia, cilado qoftë prej tyre, nuk pajtohet me planin e propozuar, Lajçak tha se atëherë BE-ja do ta mbështesë njërën palë më shumë, e tjetrën më pak.
”Atëherë bashkësia ndërkombëtare, ka për t’u përgjigjur në mënyrë të duhur, dhe do ta mbështes njërën palë më shumë, apo do ta zvogëlojë mbështetjen për palën tjetër”.
”Ky proces është shumë në fokus të bashkësisë ndërkombëtare. Misioni i së premtes së kaluar, me të vërtetë ka qenë i peshës së rëndë, SHBA, BE dhe tri shtetet nuk do të kishin ardhur këtu për asgjë”.
Lufta në Ukrainë, Japonia vendos sanksione të reja ndaj Rusi...
Murati fajëson qeveritë e kaluara për rritjen e tatimit në p...
Zidane synon rikthimin si trajner në një klub, nuk preferon ...
Scholz kujton përgjegjësinë e Gjermanisë për Holokaustin
Merrin para për të mos treguar shkeljet që bëheshin në farma...
Deputetja britanike për propozimin franko-gjerman: Shqetësue...