Lajçak arrin sot në Kosovë, takohet pasdite me Kurtin

09:17 | 25 Nëntor 2021

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po qendron në Kosovë.

Lajçak do të takohet sot me Kryeministrin Albin Kurti në ora 18:00.

Këtë e ka konfirmuar  për arbresh.info zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Po do të ketë takim dhe do të mbahet në ora 18:00”, thotë Kryeziu./arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara