Ndërmjetësuesi evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se beson që një takim i ardhshëm i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq do të mbahet së shpejti.
I pyetur se kur do të ulen sërish në tryezën e bisedimeve Kurti dhe Vuçiq, Lajçak ka thënë se beson që kjo do të ndodhë shumë shpejt, pasi siç tha ai, të dy liderët janë dakorduar që të takohen një herë në muaj.
“Unë supozoj shumë shpejt. Ata ranë dakord, ranë dakord që të takohen afërsisht një herë në muaj. Ka shumë tema për të cilat duhet të diskutojnë”, tha Lajçak në ditën e fundit të vizitës në Kosovë.
Nga veriu ku bashkë me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kishte takim me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, Lajçak tha se në veri të Kosovës nuk mund të përsëriten tensionet e 31 korrikut, kur disa serbë lokalë ngritën barrikada, për të penguar Qeverinë e Kosovës në zbatimin e vendimeve të saj për targa dhe dokumente udhëtimi.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...