Kryetari aktual i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj i cili po kërkon edhe një mandat, ka shpalosur programin e tij në rast se del sërish fitues në zgjedhjet e 22 tetorit.
“Suhareka është një komunë e rëndësishme dhe e udhëhequr mirë dhe kjo më bënë të jem optimist për edhe një mandat. Plani i parë është zhvillimi ekonomik, duke mos harruar që kemi plane që ta zhvillojmë turizmin malor dhe rural”.
“Sivjet do të fillojë ndërtimi i rrugës prej Mushtishtit që shkon në Brezovicë. Mundësi tjetër kemi edhe në aspektin e përmirësimit në arsim, do të mundohemi që me programin tonë të krijojmë kushte të mira dhe ambiente të mira. Pajisje të laboratorëve për fizik, kimi e biologji në mënyrë që të ndikojë në kualitetin e mësimit”, tha Asllanaj në Magazina Lokale.
Rama prezanton portalin e punësimit në sektorin publik: Drit...
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...