Ky është parashikimi i motit për sot

07:19 | 12 Tetor 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të vazhdojë situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike në vendin tonë.

Sot dhe nesër parashihet një dobësim i frontit që solli këto reshje, por nga dita e enjte sërish parashihet të ketë intensifikim të reshjeve të cilat do të vazhdojnë deri në vikend, duke sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve, njofton tutje IHMK.

“Të enjten përpos rigave të shiut, në vise të larta parashihen reshje bore, pasi atje temperaturat do të jenë rreth zeros.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara