Ky është parashikimi i motit për nesër

17:43 | 20 Nëntor 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara